
PODGORICË - Administratës së Policisë (UP) dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) të Malit të Zi kanë hedhur poshtë zërat se ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është kërcënuar.
Deklarata e tyre:
“Lidhur me pretendimet e mediave para dhe pas seancës së Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, ku u dëgjuan drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Brdjanin dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Boris Miliq, dhe me qëllim informimin e saktë të opinionit, Duke respektuar kufizimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave sekrete, nevojitet ky njoftim për zbardhjen e plotë të faktit, përkatësisht rrethanave që tërhoqën vëmendjen e medias”- u tha në njoftimin zyrtar.
Në datë 13 Korrik, ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, njoftoi autoritetet e vendit të tij se ndaj tij po planifikohej një atentat. Sipas tij, po tentohej eleminimi i tij fizik. Gjukanoviç ishte i bindur dhe ai vuri në dije dhe zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës. /ZËRI