Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, shkak rrëshqitja e tokës

Dëmtimet kanë ndodhur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e banorëve.

F.I
Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, shkak rrëshqitja e
PAMJE NGA RRUGA

ELBASAN-Rruga pranë liqenit të Gjinarit, fshat turistik i Elbasanit, ka pësuar dëmtime në infrastrukturën e saj. Dëmtimet kanë ndodhur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e banorëve.

Shtresa e asfaltit është çarë mes për mes, në një segment të rëndësishëm të këtij aksi, i cili shërben si lidhje për disa fshatra të Gjinar. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e terrenit dhe rikonstruksionin e plotë të rrugës, veçanërisht në prag të sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i turistëve drejt Gjinarit shtohet ndjeshëm.

 

Poll

MOS HUMB