Aktualitet

Aksident i frikshëm te “Brryli”, njëra nga makinat përplaset me pemën dhe kangjellat e rrugës

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka pasur persona të lënduar, ndërsa përplasja ka qenë shumë e fortë

E.K
Aksident i frikshëm te “Brryli”, njëra nga makinat
Aksident te brryli ne tirane

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek zona e Brrylit në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku dy makina janë përplasur fort mes tyre.

Njëra prej makinave është përplasur me pemën, dhe më pas me kangjellat në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për viktima, ndërkohë që Policia nuk ka dhënë ende një njoftim për aksidentin.


Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mosrespektimi i semaforit nga njëra prej makinave të përfshira në aksident./ZËRI 

Poll

MOS HUMB