
FIER-Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në Fier. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i ciliu dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Si pësojë e përplasjes së fortë viktima mori dëmtime të rënda në kokë. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Raportohet se shoferi që ka përfunduar në pranga është shtetasi Miklovan Jolli.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I.B., 75 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksidenti ndodhi në zonën e Unazës së Madhe të Fierit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë./ZËRI