Aktualitet

Aksident me vdekje gjatë natës në aksin Vranisht-Vlorë, humb jetën 80-vjeçarja

Sipas njoftimit të policisë, 59-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësoren 80-vjeçare, e cila për pasojë ka humbur jetën. 

zh.ll
Aksident me vdekje gjatë natës në aksin Vranisht-Vlorë, humb
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, 59-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësoren 80-vjeçare, e cila për pasojë ka humbur jetën. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB