
LUSHNJE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje-Rrogozhinë, ku për pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar, i identifikuar si Enver Deliu. Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, që është përplasur me biçikletën që drejtohej nga viktima, dhe po hetohet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:45, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Lushnjes.
Aksi rrugor Lushnjë-Rrogozhinë është njollë e zezë përsa i përket aksidenteve. Mungesa e një rruge dytësore detyron banorët e fshatrave përgjatë këtij aksi të kalojnë në autostradë./Zëri.ai