Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Shoferja e taksisë 'Blue Taxi' nuk mori dot kthesën, makina përfundon në kanal

Siç duket edhe nga pamjet, drejtuesja e një mjeti të kompanisë "Blue Taxi" ka përfunduar në kanal.

k.m.
Aksident në Lushnje/ Shoferja e taksisë 'Blue Taxi' nuk mori
Pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë-Bardhë. Siç duket edhe nga pamjet, drejtuesja e një mjeti të kompanisë "Blue Taxi" ka përfunduar në kanal. Nga kqyrja paraprake e vendit ku ka ndodhur aksidenti, mendohet se drejtuesja e mjetit, Mirela Shellima nuk ka marrë dot kthesën por ka vijuar që t'i japë drejt makinës, duke përfunduar në kanal.

Aksident në Lushnje/ Shoferja e taksisë 'Blue Taxi' nuk mori
Pamje nga aksidenti

Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB