
TIRANË- 2 persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar. Sipas të dhënave të para të Policisë së Shtetit, aksidenti ka ndodhur pranë shkallës së Tujanit, ku një prej mjeteve ka rënë në humnerë.
Të dy personat, Egila Celami, 29-vjeçe dhe Marsel Tefa, 35 vjeç, nga Burreli që po udhëtonin në këtë mjet kanë humbur jetën në vend.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeç.
Ndërkohë Klaudio Ruçi, shoferi i mjetit tjetër që është përplasur me ta është në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha. Ruçi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra dhe është futur në sallën e operacionit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën./ZËRI