TIRANË- Mëngjesin e sotëm në orën 06:50 një aksident targjik ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikol”. Një 37-vjeçar teksa drejtonte mjetin e tij ka aksidentuar për vdekje një këmbësorë ende të paidentifikuar. Policia njofton se shoferi është arrestuar, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI