Aktualitet

Horror në Durrës/ U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, 3 të miturit të infektuar me zgjebe, nënës mund t’i hiqet kujdestaria!

Ndërkohë, e ëma e tyre Blerina Basha është kallëzuar në polici nga ish-vjehrra (gjyshja e fëmijëve), duke çuar dhe policinë në shtëpinë ku u gjetën 3 të miturit.

zh.ll
Horror në Durrës/ U braktisën dhe u lanë të paushqyer
Nëna e fëmijëve Berina Basha dhe foto nga shtëpia

DURRËS- Një rast i pazakontë u raportua nga Durrësi, ku 3 të mitur u gjetën të braktisur në rrethana të vështira në banesë. Rasti vuri në alarm autoritet shtetëore, teksa Shërbimi Social në Durrës mori menjëherë fëmijët në kujdes. Ndërkohë, e ëma e tyre Blerina Basha është kallëzuar në polici nga ish-vjehrra (gjyshja e fëmijëve), duke çuar dhe policinë në shtëpinë ku u gjetën 3 të miturit.

Pak pas publikimit të lajmit në media, nuk ka vonuar reagimi i 33-vjeçares, e cila ka mohuar akuzat për braktisjen e fëmijëve 5, 10 dhe 12-vjeç. Sipas saj, situata nuk përbënte braktisje, por ishte pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme.

Ajo është shprehur se është e divorcuar prej 5 vitesh, teksa rrëfen vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë, të cilat e detyrojnë që të qëndrojë larg fëmijëve. 33-vjeçarja akuzon ish-vjehrrën se i ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka ndikuar te fëmijët që të flasin keq për të, duke e vendosur në një situatë të vështirë ligjore. Blerina rrëfen që njëri nga fëmijët ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar periudha të gjata trajtimi në spitale. Ajo thotë se nuk e ka pasur as mbështetjen financiare nga ish-bashkëshorti për fëmijët, për të cilin shprehet se prej 5 vitesh ka qenë i burgosur në Itali. 

Sipas dëshmisë së 33-vjeçares për mediat, një vit më parë ajo dhe bashkëshorti kishin tentuar ribashkimin për të jetuar në Italinë, por nuk kishte funksionuar. Në kushte të tilla, ajo është rikthyer në Shqipëri bashkë me fëmijët dhe i ka regjistruar në shkollë. Por, pa mbështjen e askujt, as të familjarëve të saj të cilët ndodhen në Francë, e reja Blerina thotë se as Bashkia nuk i ka ndihmuar edhe pse ajo ka kërkuar ndihmë prej tyre. Aktualisht sipas nënës së tre fëmijëve ai kontribuon vetëm me 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre.

“Kam 5 vjet e divorcuar. Punoj banakiere dhe të tre fëmijet i lë sëbashku kur iki në punë. Paguhem 400 mijë lekë të vjetra në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qiranë. E kam të pamundur që të rri me fëmijet se s’kam të ardhura me se të paguaj qiranë dhe t’i ushqej. Ky është kurth nga ish-vjerra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bej këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyrë  pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijet të flasin keq kundër meje. Nuk e di por kjo është e patolerueshme. Si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do mbroj fëmijet se babai i fëmijeve ka qenë në burg ne Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijet 180 mije lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj? Unë fëmijet nuk i braktis kurrë se jam nënë. Djali i dytë vuan nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë. Tani është më mirë. Veshkën e shes e femijet nuk i braktis. Fëmijet nuk i lë në jetimore.

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre. Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve. Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm. Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer. Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.

Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim. Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja. Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë.”, ka deklaruar ajo.

Fëmijët kishin 1 muaj që nuk shkonin në shkollë dhe ishin 3 ditë të paushqyer.. Pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit, atje ku po mbahen 3 fëmijët bashkë me nënën, ka rezultuar se ata janë të infektuar me zgjebe. Mësohet se autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve, por ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Shërbimi Social./ZËRI

Poll

MOS HUMB