Aktualitet

Makina kthehet përmbys! Mjetet përplasen 'kokë më kokë' në Rrugën e Arbrit, 2 të plagosur

Dy shoferët e makinave që u përplasën janë dërguar për kurim në Spitalin e Bulqizës.

D.XH
Makina kthehet përmbys! Mjetet përplasen 'kokë më
Aksident ne Rrugen e Arbrit

BULQIZË – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në vendin e quajtur Qafa e Buallit në Rrugën e Arbrit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, shoferët e secilit automjet janë dërguar në Spitalin e Bulqizës.

Përplasja ka qenë e fortë, teksa një nga makinat është përmbysur. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton aksidentin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB