
ITALI- Një aksident tragjik është raportuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptarë ka humbur jetën. Mediat italiane raportojnë se viktima Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena.
Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën. I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehej në banesë ë tij pas një feste me miqtë.
Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes. /ZËRI