
TROPOJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë rë dielë në Tropojë. Si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi Erimsjan Gjocaj, 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ZËRI