Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren në Elbasan, vihet në pranga shoferi

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd, ku automjeti që drejtonte 31-vjeçari ka përplasur këmbësoren F. H., 64 vjeçe.

zh.ll
Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren në Elbasan, vihet në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia pasi aksidentoi për vdekje një 64-vjeçare. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd, ku automjeti që drejtonte 31-vjeçari ka përplasur këmbësoren F. H., 64 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

"DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njoftoi policia.

Poll

MOS HUMB