Aktualitet

Rikthehen Genardi dhe Sonida, por s'gjejnë 'paqe'! Refuzohen nga stafi i lokalit, mbërrin policia, por...Çfarë ndodhi? (VIDEO)

Së fundmi, ai ka publikaur një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me motrën e tij, Sonida, brenda një lokali në kryeqytet.

zh.ll
Rikthehen Genardi dhe Sonida, por s'gjejnë 'paqe'! Refuzohen
genard dhe sonida hajdini

TIRANË- Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është rikthyer pas një mungese prej disa muajsh, larg syrit të mediave dhe publikut. Gati dy muaj më parë, Genardi humbi babain e tij, Paqsorin, ndërsa duket se personazhi i njohur sërish nuk po gjen 'paqe'. 

Së fundmi, ai ka publikaur një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me motrën e tij, Sonida, brenda një lokali në kryeqytet. Por, ç'ndodhi këtë herë? Vëlla e motër janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi stafi i lokalit (emri nuk bëhet i ditur) ka refuzuar t'u shërbejë atyre.  

Pasi janë refuzuar nga stafi i lokalit, Genardi ka kapur telefonin dhe ka filmuar ngjarjen, madje duke kapur momentin kur 'përplaset' me policinë. Këtë të fundit, dëgjohen teksa thonë se prona është private dhe s'kanë lidhje me vendimin që ka marrë por t'u mos u shërbyer atyre. Në një moment, policia i kërkon Genardit të heqë telefonin dhe të mos filmojë, por ai nuk ndalet dhe vazhdon të regjistrojë. Nga ana e tij, personazhi i njohur kërkon shërbimin nga lokali. Ai kërkon të dijë pse i refuzohet e drejta për të konsumuar kafe në atë lokal, teksa për më tepër, tregon edhe paratë që ka për të paguar.

Nuk dihet si është mbyllur situata, nëse Genardi dhe Sonida kanë pranuar të çohen nga lokali, megjithatë, ajo që mbetet e paqartë është vendimi i lokalit për t'u mos u shërbyer, dy qytetarëve të thjeshtë, në të drejtën e tyre për të konsumuar kafe.

Vdekja e babait të tyre, Paqsor Hajdini, i shkatërroi nga dhimbja të dy ata, vëlla e motër. Në gjendje të vështirë për të marrë veten pas humbjes së babait, Genardi u shtrua në infektiv, ndërsa Sonida përfundoi në psikiatri. Ishin familjarët e tyre ata të cilët ndanë lajmin përmes një reagimi në rrjete sociale. 

Kujtojmë se më herët, në muajin gusht, Genardi u përball me një tjetër situatë të pakëndshme. Mëngjesin e 3 gushtit, Genard Hajdini ka rrëfyer për ZËRI, se ai dhe babai i tij, Paqsori janë dhunuar nga një person i paidentifikuar. Në një bisedë telefonike me ZËRI, Hajdini rrëfeu me detaje ngjarjen ndërsa shprehej se nuk e njihte autorin, që edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë më shumë. 

Por, Genardin dhe Sonidën i njohim edhe më herët. Ata janë personazhe të njohur të rrjeteve sociale. Pak javë më parë, ZËRI e ka ndjekur nga afër jetën e tyre. Genardi dhe Sonida, dy personazhe të famshëm të rrjeteve sociale, jetojnë mes depresionit, kujtimeve të nënës së vrarë para syve dhe jetës që iu është venitur para syve. Ne vëzhguam profilin e tyre, ata nuk kërkonin ndihmë, as lëmoshë, as nuk lypnin. Ashtu mes halleve të tyre, bëjnë reklama për bizneset që as e çajnë kokën se në ç'gjendje depresive ndodhen të dy. Me ato para jetojnë.

Të vetmuar, pa ndihmën e askujt, por pas shkrimeve tona, një grup nga Ministria e Shëndetësisë, ksihte shkuar për t'i takuar. Por, asgjë më shumë nuk ishte bërë në atë kohë për ta, ai grup nga Ministria e Shëndetësisë kishin qëndruar vetëm 5 minuta me ta dhe kishin ikur. Ndërkohë sot...ata vazhdojnë jetën e tyre dhe po përpiqen të qëndrojnë pranë publikut që e mbështet në rrjet, dhe të vijojnë të jenë dy qytetarë të thjeshtë të kryeqytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB