Aktualitet

Aksion antikanabis/ Policia "zbarkon" në Krujë, kontrolle në zonat e "nxehta"

Policia po kontrollon parcela të dyshuara, zona pyjore dhe vende të vështira për t’u arritur.

zh.ll
Aksion antikanabis/ Policia "zbarkon" në Krujë, kontrolle
policia-kruje

KRUJË- Një aksion i gjerë antikanabis është ndërmarrë që në orët e para të mëngjesit në rrethin e Krujës, nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Tirana.

Operacioni ka për qëllim goditjen e kultivimeve të bimëve narkotike në zonat më problematike, përfshirë Malësinë e Krujës, Niklën, Thumanën dhe disa fshatra të thellë. Policia po kontrollon parcela të dyshuara, zona pyjore dhe vende të vështira për t’u arritur.

Rrethi i Krujës është njohur prej vitesh si një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit, ndërsa me drejtues të rinj në Komisariat, kontrollet dhe aksionet në terren janë intensifikuar dukshëm.

Aksioni vijon ende, dhe pritet që gjatë ditës të bëhen të ditura rezultatet e para dhe çdo rast i evidentuar nga policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB