Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë natës në Sevaster të Vlorës, plagoset 37-vjeçari (EMRI)

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

zh.ll
Të shtëna me armë gjatë natës në Sevaster të
foto ilustruese

VLORË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. I plagosur ka mbetur Shpati Kamberaj, rreth 37-vjeç.

Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar fillimisht me makinë nga familjarët deri në fshatin Kotë, ku më pas është marrë nga ambulanca dhe transportuar në spital. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e personave të përfshirë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB