Aktualitet

E BUJSHME/ SPAK lëshon urdhër arresti për Ervin Matën, rivalin e Ervis Martinajt

Ervin Mata është një emër i njohur për drejtësinë pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2018 në ish-Bllok, ku u përplas me Ervis Martinajn, i cilësuar nga mediat si "bosi i lojrave të fatit", edhe i ky i përmendur në dosjen "Metamorfoza" për të cilën është prerë edhe fleta e arrestit për Matën.

k.m.
E BUJSHME/ SPAK lëshon urdhër arresti për Ervin Matën,
Ervin Mata dhe Ervis Martinaj

TIRANË- SPAK ka lëshuar dhe një urdhër-arresti për Ervin Matën. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Mata është shpallur në kërkim pasi nuk është gjendur në Tiranë. Por kjo nuk është hera e parë që Mata shpallet në kërkim nga drejtësia shqiptare, por është hera e parë që ka rënë në 'grepin' e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ervin Mata është një emër i njohur për drejtësinë pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2018 në ish-Bllok, ku u përplas me Ervis Martinajn, i cilësuar nga mediat si "bosi i lojrave të fatit", edhe i ky i përmendur në dosjen "Metamorfoza" për të cilën është prerë edhe fleta e arrestit për Matën. Por asnjë prej të dyve nuk është vendosur dot në pranga. Për Martinajn, i cili ka më shumë se 1 vit i zhdukur, ka dyshime se është eliminuar nga kundërshtarët e tij, por deri më sot Policia e Shtetit nuk ka provuar dot asgjë. Ndërsa Mata, nuk është gjetur në kryeqytet.

RIVALITETI MATA- MARTINAJ

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga Policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga Policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Edhe pse kanë kaluar 5 vite, në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën. 

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt. Edhe ky i fundit, bashkë me të atin, Selimin janë në burg, pasi akuzohen për trafik kokaine me kompaninë e tyre të eksportit të bananeve. Që nga ajo kohë, emri i Ervin Matës është përmendur edhe ku i vendosën tritol në hotelin e tij "Victoria" dhe nga informacionet e 'rrjedhura' nga databaza sekrete e Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat rusë. Sipas informacioneve të shkëmbyera zbulohej se më datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00, Mata kishte zhvilluar një takim me të shumëkërkuarin e Policisë së Shtetit, Talo Çelën, sërish tek "Victoria".

Kjo ishte hera e fundit që në kronikën e zezë, ku shkruajt për Matën. Deri në aksionin e sotëm...

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB