Aktualitet

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Lezhës

Largimi i tij vjen pas ndërhyrjeve të autoriteteve, të cilat zbuluan funksionimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, në shkelje të ligjit në fuqi.

zh.ll

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, jep dorëheqjen

LEZHË- Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë në Lezhë, pas zbulimit të disa ambienteve të përshtatura për lojëra fati në zonat e Laçit dhe Milotit.

Largimi i tij vjen pas ndërhyrjeve të autoriteteve, të cilat zbuluan funksionimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, në shkelje të ligjit në fuqi.

Më herët, policia njoftoi se gjatë një operacioni të koduar "Rastet", u arrestuan tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër pasi ushtronin lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit u sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi droge, para dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB