Aktualitet

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Kukës, shpërthejnë mina luftarake

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi banesat ndodhen shumë larg vendit ku ka rënë zjarri.

F.m
Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Kukës,
Foto Ilustruese

KUKËS- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar! Këtë herë është përfshirë nga flakët masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has. Gjithashtu raportohet se si pasojë e këtij zjarri, në fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri kanë shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999. Forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendngjarje, por tërreni është i vështirë. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi banesat ndodhen shumë larg vendit ku ka rënë zjarri.

Poll

MOS HUMB