
SHKODËR- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e quajtur Guri i Nënshtegut, pranë Thethit. Forcat zjarrfikëse të Shkodrës, së bashku me specialistë të zonave të mbrojtura dhe banorët vendas, kanë filluar operacionin për shuarjen e zjarrit. Zjarrfikësit janë tashmë në terren. Në përpjekje për të ndihmuar në operacion është edhe një grup prej 30 ushtarësh te cilët janë nisur drejt Thethit, në koordinim me strukturat e emergjencave civile të Prefekturës së Shkodrës.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Kaprre të fshatit Ndërlysaj. Edhe aty, forca të shumta janë angazhuar për të përballuar flakët./ ZËRI