
DURRËS- Armando Masha është vendosur në pranga sot në Durrës pasi akuzohet se ka kryer një vrasje në Spanjë. Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçar është vendosur në pranga për t'u ekstraduar në Spanjë, ku në vitin 2022 është shpallur fajtor për një vrasje. 49-vjeçari akuzohet si anëtari i një grupi kriminal, por nuk bëhet me dije se cili është personi që ka ekzekutuar Masha.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”. Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë./ZËRI