Aktualitet

Alma Kaçi mbërrin në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare

SPAK dërgoi dje në gjykatë dosjen për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

E.K
Alma Kaçi mbërrin në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare
Alma Kaci ne SPAK

TIRANË- Alma Kaçi, gruaja që shfaqet në videoskandalin erotic të Safet Gjicit, do të shkojë paraditen e kësaj të premte në SPAK, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për korrupsion aktiv. Një ditë më parë SPAK njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin.

SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa Kaçi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’.

Safet Gjici u arrestua në muajin Qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie, për shkak se ka në përkujdesje një fëmijë të mitur. Kaçi ka deklaruar se ishte me mission për të demaskuar Gjicin.

Poll

MOS HUMB