Aktualitet

Ambasada Amerikane reagon për protestat në Tiranë: Dhuna nuk është pjesë e angazhimit qytetar

Në një përgjigje për mediat, përfaqësia diplomatike amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, duke e cilësuar dhunën të papajtueshme me angazhimin qytetar.

M.K.
Ambasada Amerikane reagon për protestat në Tiranë: Dhuna nuk
ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në kryeqytet, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

Në një përgjigje për mediat, përfaqësia diplomatike amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, duke e cilësuar dhunën të papajtueshme me angazhimin qytetar.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Reagimi vjen pas disa ditësh protestash në Tiranë, gjatë të cilave janë shënuar incidente, persona të lënduar dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve./ZËRI

Poll

MOS HUMB