TIRANË- Klaudio Kanani, shqiptari nga Tepelena që i shpëtoi dënimit me vdekje në Kinë, është shfaqur për herë të parë në një video, ku ka dhënë një mesazh. Në videon e publikuar nga Top Channel, i riu shprehet se është mirë me shëndet, teksa shpreson dhe apelon tek shteti shqiptarë për t’i mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë.
“Mos u bëni merak, jam mirë me shëndet. Më ka marrë malli për ju. Unë këtu jam mirë, por normalisht, jam në burg. Ju mos u shqetësoni për asnjë gjë, sepse nuk është se kam probleme. Jam mirë”, shprehet Kanani.
Kanani ishte dënuar fillimisht me varje, pasi u arrestua në Kinë nën akuzën e trafikimit të drogës. Por pas apelimit, dënimi i tij u ul në 25 vite burg. Sipas burimeve, Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge.
“Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu”, mësohet se ka pohuar zëdhënësi i kësaj gjykate.
Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu. Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut./ZËRI