Aktualitet

Arben Meskuti në burg! Bashkëshortja tenton të tërheqë 1 mln € tek BKT

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar nëntë masa sigurie për përfaqësues të institucioneve mikrofinanciare dhe përmbarues privatë, por nuk ka asnjë urdhër për sekuestrim të parave të tyre.

F.m
Arben Meskuti në burg! Bashkëshortja tenton të tërheqë
Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi

TIRANË- Ernela Çuberi, bashkëshortja e Arben Meskutit, ka tentuar të tërheqë një milion euro nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT), vetëm një ditë pasi Meskutit iu vunë prangat në shtëpinë e tij në zonën e Pazarit të Ri. Prapaskena shkruan se Çuberi po ndihmohet për të tërhequr dhe larguar paratë nga njerez të besuar të drejtorit turko-pakistanez të BKT-së, Seyhan Pencabligil.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar nëntë masa sigurie për përfaqësues të institucioneve mikrofinanciare dhe përmbarues privatë, por nuk ka asnjë urdhër për sekuestrim të parave të tyre.

Arben Meskuti tentoi t’i shmanget arrestimit dhe në momentin që efektivët janë paraqitur në derën e shtëpisë së tij, ai i ka lexuar policisë nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit policia nuk mund të hynte në banesën e tij pas orës 19:00 të mbrëmjes deri në orën 8:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, Meskuti ka pretenduar se është edhe nënshtetas amerikan, duke nxjerrë një pasaportë false dhe me të dhëna të rreme, një tjetër histori kjo që është kthyer në dosje penale. Por, efektivët i kanë vënë prangat.

Meskuti akuzohet se ka konsumuar veprën penale të vjedhjes parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal, “Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”.

Arben Meskuti është një nga nëntë personat, për të cilët Prokuroria ka kopsitur dosjen dhe ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. Tetë të tjerët janë: Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

Mbetet për tu parë nëse në vijim do të ketë urdhra të rinj për arrestimin apo sekuestrimin e pasurive të personave që janë përfshirë në skandalin e mikrokredive.

Skema që zbërtheu prokuroria:

Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Skandali me mikrokreditë:

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB