Aktualitet

Arrestimi i Evis Berberit, kush është drejtori i ri që u emërua në krye të ARRSH-së

Gentian Gjyli ka marrë detyrën e drejtorit të ri të ARRSH-së

E.K
Arrestimi i Evis Berberit, kush është drejtori i ri që u
Gentian Gjyli dhe Evis Berberi

TIRANË- Pas arrestimit të Evis Berberit me urdhër të SPAK, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Që në momentin e arrestimit të Berberit, Gjyli ishte ai që mbante kompetencat e drejtorit dhe ka qenë në kryë të punëve në ARRSH.

GJKKO ka lënë në burg pak ditë më parë Evis Berberin dhe 2 biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Berberi akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”.

Kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB