
Qeni antidroge
ITALI - Guardia di Finanza ka arrestuar në flagrancë një shqiptar të akuzuar për “prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të substancave narkotike ose psikotrope”.
Si pjesë e një kontrolli midis zonave të San Benedettos dhe Ascoli Picenos, një patrullë - e përbërë gjithashtu nga qen nuhatës droge - ndaloi një Jeep Renegade, teksa brenda në mjet ishte një burrë dhe një grua.
Gjatë verifikimit të dokumenteve të qarkullimit dhe drejtimit të automjetit, qeni Denzel tërhoqi vëmendjen, duke treguar për praninë e mundshme të lëndës narkotike. Policia kontrolloi makinën, duke i gjetur mbi 2 kg kokainë, së bashku me para të gatshme, në vlerë prej 12.290,00 €./ZËRI/
Poll