Aktualitet

AMP 'nuhat' grupin e drogës në Tiranë! Siriani përdorte mjetin e efektivit të antidrogës në Shkodër

Efektivi dyshohet se i ka dhënë automjetin e tij sirianit dhe ky i fundit më pas, me këtë makinë, ka kryer shpërndarjen e lëndës narkotike në kryeqytet.

D.XH

AMP 'nuhat' grupin e drogës në Tiranë! Siriani

TIRANË- Wasil Hajazit sot i janë vendosur prangat. Pas një aksioni të zhvilluar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, 27-vjeçari nga Siria është arrestuar pasi akuzohet për “prodhim dhe shitje e narkotikëve”. I riu ishte prej kohësh duke u vëzhduar, por mbrëmjen e 15 janarit, në orën 19.00 të pasdites, ai është pikasur teksa qarkullonte me mjetin e efektivit të Policisë, Herald Puçe.

Mjeti i tij është ndaluar, e pas një kontrolli iu gjetën 10 gram kokainë.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin ë.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër. Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi ë.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë,"-bëri me dije AMP.

Nga ky rast, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal që merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë. Kjo pasi AMP ka dyshime të forta se 27-vjeçari është pjesë e një grupi të trafikut të lëndëve narkotike, ku mendohet se mund të jenë të përfshirë edhe uniforma blu. Puçe, mjeti i të cilit po përdorej nga siriani, aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër./ZËRI

Poll

MOS HUMB