Aktualitet

Arrestohet turku në Durrës, tentoi të kalojë me dokumente të falsifikuara

20-vjeçari turk tentoi të kalojë përtej Adriatikut me dokumente të falsifikuara.

D.XH
Arrestohet turku në Durrës, tentoi të kalojë me dokumente
Policia ne Portin e Durresit

DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar turk, që ka tentuar të kalojë përtej Adriatikut, me dokumente të falsifikuara. Shtetasit turk iu sekuestrua një pasaportë turke, një leje qëndrimi e Francës, si dhe leje drejtimi e shtetit framcez. “Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.    

Njoftimi i Policisë Kufitare në Durrës: 

Port Durrës

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.   

Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.      

Sekuestrohen dokumentet false (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze).    

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk:       

B. B., 20 vjeç, banues në Turqi. 

Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB