TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një deklarate për mediat, bën me dije se në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 centimetra.
ARRSH shprehet se në akset rrugore Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, teksa në Qafë Mali, trashësia e borës shkon deri në 50 cm.
Njoftimi i ARRSH:
Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.
Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit./ZËRI/