
TIRANË- Kishte premtuar se do të ishte sot live në emisionin "Çim Peka LIVE", por Leonard Koka ka ndryshuar mendje. Por megjithatë kanë zhvilluar një prononcim të shkurtër me anë të një telefonate, duke bërë disa akuza për aferën e inceneratorëve. Në fjalën e tij, Koka thotë se vëllai i tij, Lefter Koka ka firmosur për inceneratorët 2-3 ditë para se të dorëzonte Ministrinë e Mjedisit. Ndër të tjera, ai foli edhe për diskutime politike që ka pasur Koka pasi u zgjodh deputet në Durrës me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë. Shqetësim ka qenë edhe shpallja "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Biseda mes Çim Pekës dhe Nard Kokës:
Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?
Nar Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi
Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?
Nar Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.
Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore
Nar Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute
Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?
Nar Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie
Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?
Nar Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë
Çim Peka: E qartë
Nar Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë
Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri,Veliaj,Rama apo Agaçi?
Nar Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?
Çim Peka: Një pyetje, Nar ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?
Nar Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni,është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im
Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?
Nar Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.
Çim Peka: Kanë pas komunikim?
Nar Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po...
Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, u dënua me 6 vite e tetë muaj burg për inceneratorin e Fierit./ZËRI