
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se në 24 orët e fundit, katër persona të kërkuar nga drejtësia, janë ndaluar nga Policia e Shtetit dhe janë ekstraduar drejt vendit tonë. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por që Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Ministri shton se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.
“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit,”- shkruan Balla krah disa pamjeve të Ministrisë së Brendshme.