Aktualitet

Balla: Dhuna online e pambuluar me ligj! Pas kontakteve me 'Tik Tok', do vijojmë me 'META-n'

Ndër të tjera, Balla u shpreh ministria që ai drejton pas kontakteve të lidhura me Tik Tok, sa i përket dhunës përmes shantazhit në këtë aplikacion, do të lidhen kontakte dhe me kompaninë META, për të pasur një kontroll më të fortë në aplikacionet online që kjo kompani ofron.

E.K
Balla: Dhuna online e pambuluar me ligj! Pas kontakteve me 'Tik Tok',
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë këtë të premte në konferencën për prezantimin e Observatorit të Feminicidit, ku u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën. Gjëtë fjalës së tij Balla u ndal tek dhuna online, pasi sipas tij, është ende e pambuluar në ligj.

Ndër të tjera, Balla u shpreh ministria që ai drejton pas kontakteve të lidhura me Tik Tok, sa i përket dhunës përmes shantazhit në këtë aplikacion, do të lidhen kontakte dhe me kompaninë META, për të pasur një kontroll më të fortë në aplikacionet online që kjo kompani ofron.

Taulant Balla: Raportoni rastet e dhunës, mos hezitoni. Duhet të nxisim komunitetin dhe nëse përfshimë në këtë koalicion kombëtarë, do të kemi shumë më shumë raste të denoncuara. I bëjmë dhe nuk i zbatojmë si duhet ligjet. Ligjin e kemi, por unë e kam merakun te pjesa që se kemi fare, pra ne kemi një situatë që pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj. Unë mendoj se duhet të iniciojmë një ligj. Gjuha e urrejtjes në internet dhe Abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e pales. Kemi vendosur më në fund disa kontakte me kompanitë e rrjeteve sociale, me Tik Tok, presim me kompaninë META. Këtë gjë duhet ta kemi me vëmendje të posaçme për t’i adresuar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB