Aktualitet

Baza e armatimeve në Vlorë, dyshime se snajperi u përdor për të vrarë Sinomatin

Deraj ka 'kyçur' gojën para hetuesve, dyshohet se furnizonte me armë disa grupe kriminale në Vlorë dhe jo vetëm

E.K
Baza e armatimeve në Vlorë, dyshime se snajperi u përdor për
Luciano Deraj, dhe armet e gjetura ne banese

VLORË- Detaje të reja dalin në dritë nga depoja e armatimeve që u gjet në fshatin Babicë të Vlorës. Grupi hetimor që po merr në shqyrtim armët e gjetura, ka dyshime se snajperi që u gjet në banesën e Luçiano Derajt, mund të jetë përdorur në vrasjen e Gëzim Sinomatit, e cila ka ndodhur në muajin Janar të këtij viti. Dyshohet se i riu ka pasur bashkëpunim me grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Shtëpia e tij monitorohej nga kamera të shumta sigurie, ndërkohë që në operacionin për kapjen e tij morën pjesë dhjetra efektivë policie. Në banesën ku u gjetën armët në fshatin Babicë, jetonte Luçiano Deraj, babai i tij dhe njerka, si dhe gjyshërit e moshuar.

Vetë Deraj ka zgjedhur që të mos bashkëpunojë me policinë, duke zgjedhur heshtjen përpara grupit hetimor. Ai deri tani ka ‘shuar’ shpresat e policisë së Vlorës, që përmes dëshmisë së tij, synonin që të zbardhin disa ngjarje kriminale të ndodhura më herët në qytet.

Në banesën e Derajt u gjetën:

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te  gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe  45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS. 
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh   targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB