Aktualitet

"Vrasja e efektivit në Fier e papranueshme," Balla thirrje autorit: Dorëzohu!

Balla tha se është e papranueshme dhuna dhe përdorimi i armëve ndaj efektivëve të policisë.

f.t
"Vrasja e efektivit në Fier e papranueshme," Balla thirrje
Taulant Balla

FIER- Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se është e papranueshme dhuna dhe përdorimi i armëve ndaj efektivëve të policisë. Ai kërkoi gjithashtu angazhim maksimal të policisë për ngjarjen.

“Bëhet fjalë, sic jam informuar deri tani nga drejtuesit e policisë, dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe të nxis policinë e shtetit, drejtuesit e saj, që të bëjnë gjithcka për arrestimin të autorit. E them shpesh se duhet të bëjmë gjithcka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie dhe më rëndë se kaq të përdorësh armën. Ende nuk dihen arsyet, por përgjegjësia e parë që bie mbi policinë lidhet me identifikimin e mënjëhershëm të autorëve. Kam besim se RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe të gjitha forcat të konkludojnë dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilit rëndon akuza të dorëzohet”, tha Balla.

Policia ka nisur kerkimet për kapjen e Asllan (Azgan) Menricës. Ky i fundit pasi ka qëlluar me armë zjarri Novruz Cenalian është larguar me një makinë ngjyrë blu. Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas njjë konflikti të çastit. Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA. Për ata që japin informacion për autorin, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim/ZËRI

Poll

MOS HUMB