Aktualitet

Bandat shqiptare 'kopjojnë' Policinë, ofrojnë shpërblim në TikTok për grabitësit e shtëpive të barit!

Gangsterët shqiptarë po përdorin TikTok për të ofruar shpërblime prej 10 mijë paund

F.I
Bandat shqiptare 'kopjojnë' Policinë, ofrojnë
POSTIMET

BRITANI E MADHE-Trafikantët shqiptarë në Angli po ofrojnë shpërblim në rrjetet sociale për një grabitje të drogës së tyre nga bandat rivale. Një bandë me bazë në Londër ka hapur një llogari të dedikuar për të gjetur hajdutët që hynë në fermën e tyre të kanabisit. Gangsterët shqiptarë po përdorin TikTok për të ofruar shpërblime prej 10 mijë paund, shkruan Dailymail.

“Kush di diçka për këta djem do të marr 10 mijë paund. Dërgo mesazh për çdo detaj”,-shkruhet në faqen “Crimestoppers” për infromacion mbi kriminelë të kërkuar, ku zbulohen edhe pamjet e personave që sipas tyre u kanë vjedhur marijuanën në femrën e tyre ilegale.

Bandat shqiptare 'kopjojnë' Policinë, ofrojnë
POSTIMI
Bandat shqiptare 'kopjojnë' Policinë, ofrojnë
POSTIMI

TikTok ka hequr tashmë llogarinë “London Thieves” pasi u kontaktua nga mediat, duke komentuar se “rrjeti ndalon kërcënimet, promovimin dhe nxitjen e dhunës dhe aktiviteteve kriminale.”

Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet e krimit të organizuar nga shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetin kryesor dhe zonat periferike të MB (me përjashtim të Merseyside, ku gangsterët vendas mbeten në krye)./ZËRI

Poll

MOS HUMB