Aktualitet

Bandat zbulojnë ‘ofertat e fundvitit’: Vetëm 5000 paund për kalimin në Angli

Kontrabandistët e njerëzve po përdorin reklamat e mediave sociale për të promovuar marrëveshje me çmime të ulëta, me një pagesë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve.

k.m.
Bandat zbulojnë ‘ofertat e fundvitit’: Vetëm 5000 paund
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Viti i ri vjen me ulje kudo! Por dorën e kanë lëshuar edhe bandat kriminale që mesa duket po ofrojnë 'zbritje për sezonin festiv' për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë vjedhurazi në Britaninë e Madhe. Një hetim i "Mail on Sunday" mundi të zbulojë se kontrabandistët e njerëzve po përdorin reklamat e mediave sociale për të promovuar marrëveshje me çmime të ulëta, me një pagesë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve. Pagesa zakonisht është 8000 paund.

Një reklamë shqiptare në "TikTok" ka një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore dhe u premton azilkërkuesve kalimin 100% në Britani. 

Këtë javë Rishi Sunak do të përballet me pengesën e parë parlamentare për projektligjin e tij për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila solli edhe dorëheqjen e ministrit Robert Jenrick. Dje, ish-sekretarja e Brendshme Suella Braverman lavdëroi Jenrick, duke u shprehur: Ai i di detajet. Është shumë shqetësuese që ai nuk mund ta mbrojë projektligjin.

Së fundmi, të dhënat e fundit të Home Office tregojnë se pothuajse 30,000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2023, shifër e ulur krahasim me vjet që u shënuan 45,774 kalime. Alp Mehmet, kreu i Migration Watch, tha: Bandat kriminale janë shumë të gatshme për të shfrytëzuar kaosin mbi emigracionin brenda qeverisë për të sjellë azilkërkuesit.

Mbrëmë, Meta, kompania që zotëron Instagramin, tha se kishte mbyllur llogaritë që reklamon kontrabandën e njerëzve.

"Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe ku gjejmë përmbajtje të ngjashme, ne e heqim atë nga platformat tona,"-tha një zëdhënës i kompanisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB