
Zjarri
SARANDË- Tentativa për të djegur mbeturinat afër një pallati në Sarandë ka bërë që zjarri të përhapet e të përfshijë hyrjen e një pallati. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në rrugën 4 mbi spitalin e qytetit të Sarandës. Kanë qenë banorët e pallatit që u kanë vënë flakën mbeturinave, pa e menduar se zjarri do të përhapej më tej. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shuar flakët. Ngjarja është mbyllur pa të lënduar, por me dëme të konsiderueshme materiale.
Poll