Aktualitet

VD- Gjithçka e shkrumbuar, zjarri në tregun e rrobave në Shkodër ka lënë pas vetëm hi dhe gërmadha

Përveç tregut të shkrumbuar, nga flakët u përfshinë nga zjarri edhe pesë banesa të tjera, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz

E.K
VD- Gjithçka e shkrumbuar, zjarri në tregun e rrobave në
zjarri ne shkoder

SHKODËR- Zjarri që përfshiu ditën e djeshme tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, ka qenë i përmasave të pazakonta, duke rrezikuar jetën e disa familjeve që kishin banesat aty pranë. Një ditë më pas, e gjithë zona është kthyer në hi dhe gërmadha, siç mund të shihet dhe nga pamjet e filmuara me dron.


Dhjetra tregtarë kanë humbur mundin e viteve të gjata të punës, ndërsa kërkojnë ndihmën e Bashkisë dhe shtetit, për rimëkëmbjen e tyre. 

Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.

Në terren shkuan 21 mjete zjarrfikëse të repartit të Shkodrës, ku erdhën në ndihmë edhe forca nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

Një helikopter i ushtrisë ishte në vendngjarje për të shuar vatrën e zjarrit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB