Aktualitet

Bashkia e Belshit ndërtoi tregun e ri larg qendrës së qytetit, tregtarët protestojnë: S'do kemi blerës

Tregtarët refuzojnë të dërgojnë mallrat e tyre në tregun e ri të ndërtuar nga Bashkia, pasi kjo zhvendosje ndikon negativisht në biznese sipas tyre.

M.M
Bashkia e Belshit ndërtoi tregun e ri larg qendrës së qytetit,
Foto nga protestat e kaluara

BELSH- Tregtarët në Belsh kanë protestuar sërish sot, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë për të zhvendosur tregun nga qendra e qytetit në fshatin Marinëz, rreth 5 kilometra larg. Ata u shprehen të pakënaqur me këtë zhvendosje, duke argumentuar se tregu i ri është shumë larg zonës së banuar dhe blerësit nuk shkojnë dot tek ta.

Tregtarët refuzojnë të dërgojnë mallrat e tyre në tregun e ri të ndërtuar nga Bashkia, pasi kjo zhvendosje ndikon negativisht në biznese sipas tyre.

Protesta e sotme u mbështet edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Deputeti Ervin Salianji, i pranishëm në protestë, deklaroi se PD do t’i mbështesë tregtarët në të gjitha protestat e ardhshme, duke kritikuar vendimin e Bashkisë. Salianji theksoi gjithashtu se kryetari i Bashkisë nuk jeton në Belsh dhe sipas tij, vendimet që ai merr nuk janë në të mirë të qytetarëve./ ZËRI

Poll

MOS HUMB