Aktualitet

"Beni ynë nuk ia doli dot...", ndërron jetë vëllai i ish-deputetit, Petro Koçi

Koçi shkruan se vëllai i tij, Beni, ndërroi jetë për shkak të problemeve me shëndetin, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.

zh.ll
"Beni ynë nuk ia doli dot...", ndërron jetë vëllai
petro koço-vëllai i tij, Beni

TIRANË- Vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e bëri të ditur ish-deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar. Koçi shkruan se vëllai i tij, Beni, ndërroi jetë për shkak të problemeve me shëndetin, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.

Postimi i plotë:

Beni yne nuk ja doli dot!
Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.
Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.
Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.
Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

Poll

MOS HUMB