
SPANJË- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është vënë këtë të enjte në prangat e Policisë spanjolle pasi akuzohet për disa vjedhje. Raportohet se shqiptari grabiste lokale dhe dyqane të ndryshme në Huesca. Autoritetet e kanë vëzhguar për disa kohë ndërsa kishin kuptuar se të gjitha vjedhjet kishin një pikë të përbashkët… taktikë të njëjtë. Në pamjet e sigurisë të sekuestruara nga kamerat e sigurisë kuptohej se në grabitje ishte e njëjta dorë.
Në pamje shihet shqiptari, i cili pret me gërshërë grilën metalike të biznesit dhe hap derën e hyrjes me forcë. Në vend që të hynte, ai qëndroi i strukur aty pranë, duke vëzhguar nëse ishte aktivizuar ndonjë alarm apo mund të ishte zbuluar nga ndonjë qytetar apo patrullë. Nëse jo, ai kthehej pas 20 minutash për të përfunduar grabitjen. Tashmë ai do të përballet me drejtësinë./ZËRI