
TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun, i cili akuzohet për veprën penale “nxitja dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar dhe Çollaku do të qëndrojë në qeli 2 vite e 8 muaj burg. SPAK kishte kërkuar në pretencë dënimin me 4 vite e 6 muaj burg të Çollakut.
Gentjan Çollaku nga Kavaja u arrestua nga antiterrori, pasi bënte thirrje për terrorizëm.
Ai ishte mbajtur në vëzhgim prej një kohe të gjatë nga autoritetet. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.
Çollaku kishte hapur 16 profile në rrjetet sociale dhe bënte thirrje pro ISIS dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm./Zëri.ai/