
Merr flake apartamenti
TIRANË – Një apartament mësohet se është përfshirë nga flakët pak çaste më parë tek zona e Pazarit të Ri në Tiranë.
Zjarri ka rënë në një pallat në rrugën “Manol Konomi” në dalje të rrugës kryesore “Hoxha Tahsim”.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve, pasi kanë thënë se rrezikojnë të asfiksohen.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Flakët kanë përfshirë vetëm një apartament./ZËRI/
Poll