
TIRANË- Historia e kërcënimit të gjyqtares Arnisa Këlliçi ka marrë një tjetër kthesë! Atë që ndoshta as vetë Këlliçi nuk e kishte menduar kur nisi planin e saj. Letrën përmes të cilës pretendonte se ishte e kërcënuar me jetën e dy djemve, rezultoi se e shkroi vetë. Por jo vetëm kaq. I vetmi objektiv i saj duket se ishte dëmtimi i prokurorit Adriano Dërmishi, ndaj letra ishte vetëm hapi i parë që ndërmori.
ZËRI ka mësuar gjithashtu se Këlliçi ka blerë një numër celulari të cilin e ka regjistruar në emrin e Dyrmishit, duke qenë se kishte akses në të dhënat personale për shkak të poicionit që mban në Gjykatën e Tiranës. Më pas, vazhdimisht i dërgonte mesazhe kërcënuese vetes për ta përforcuar më shumë bindjen që po kërcënohej nga Prokurori, por pa e ditur se në këtë gropë që kishte hapur do të binte vetë brenda. E gjithë skema e saj u zbulua, por nuk dihet arsyeja përse.
Megjithatë ajo i bëri të gjitha llogaritë, edhe pse disa i dolën keq. Përpara autoriteteve, Këlliçi stisi historinë e kërcënimit, duke përdorur takimin e Dyrmishit me kancelarin e Gjykatës së Tiranës, ku në bisedë e sipër, ai ka përmendur Këlliçin. Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë, ndërkohë që paralelisht ka bërë dhe njoftimin e gjyqtares.
Të nesërmen Këlliçi e ka thirrur prokurorin në zyrën e saj, i cili ka shkuar për të bërë një marrëveshje lidhur medosjet që ndjekin. Duke parë vazhdimin e hisotrisë, marrëveshja nuk është mbyllur dhe për tu hakmarrë, gjyqtrja Këlliçi sajoi historinë e kërcënimit. Tashmë kishte një bisedë të regjistruar, një takim të filmuar nga kamerat e sigurisë dhe bëri kallëzimin. Por harroi një detaj, shkrimin në letër! Një gabim amatoresk për një gjyqtare që bëri që një histori që u përfol si një batutë mes kolegësh të kthehej në një kallëzim serioz, por tashmë me të vetë të kërcënënuarën si të akuzuar. Këlliçi do të përballet me akuzën e kallëzimit të rremë./ZËRI