
Në vetëm 10 ditë, 204 shqiptarë janë paraqitur në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar të akuzuar për krime. Referuar hetimit të “Essex News and Investigations”, shqiptarët janë vënë në ndjekje penale si të dyshuar për shpërndarje të drogës së klasit A, prodhimin e kanabisit, pastrimin e parave, trafik njerëzor, posedim të armëve të zjarrit, dhunë dhe shkelje. Shkeljet kanë ndodhur përgjatë një periudhë kohore dy javore.
Gjatë të njëjtës periudhë, pesë shqiptarëve të tjerë iu caktua seancë e veçantë ekstradimi, lidhur me vepra të ngjashme në Shqipëri ose shtete të tjera evropiane. Ky investigim tregon impaktin e krimit të organizuar shqiptar në sistemin gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar.
Drejtësia penale ka grumbulluar rreth 60,000 çështjesh gjyqësore të kurorës për gjykim. Sipas “Essex News dhe Investigations”, mesatarisht, 22 shqiptarë u paraqitën në gjykatat e kurorës çdo ditë gjatë asaj periudhe. Më 18 prill, 31 shqiptarë duhet të paraqiteshin në gjykatat e kurorës në lidhje me një sërë shkeljesh të supozuara. Numri më i ulët u shënua më 19 prill ku ‘vetëm’ 14 shqiptarë prisnin të paraqiteshin në gjykatë.
Sipas një eksperti të krimit në Shqipëri, shqiptarët kanë mbiemra unikë dhe disa emra unikë që nuk përdoren nga asnjë kombësi tjetër, duke i bërë të lehtë për t’u identifikuar. Ai e quajti çmenduri faktin që identifikoi një numër kaq të lartë shqiptarësh që shfaqen çdo ditë në gjykatat britanike. Eksperti shqiptar i kriminalistikës theksoi se shumica e shqiptarëve që vijnë në Mbretëriën e Bashkuar, e bëjnë këtë të detyruar, pasi kanë qenë viktima të trafikimit. Ish-shefi i dedektivëve në policinë metropolitane të Londrës, Dave McKelvey tha se nuk duhet habitur nga një shifër e tillë, pasi shqiptarët kanë marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit.
Ndjekjet penale të jenë maja e një ajsbergu të madh, pasi forcat e policisë mund të synojnë vetëm një pjesë të grupeve të krimit që veprojnë brenda kufijve të tyre dhe jo të gjitha hetimet përfundojnë në ndjekje penale. Një çështje në gjykatën e Derby Croën u shtyh sepse "nuk u arrit të gjendej një përkthyes". Megjithatë Ministria e Drejtësisë këmbënguli se numri i rasteve të prekura nga mungesa e përkthyesve po zvogëlohej. Me 1336 të burgosur për vitin 2022, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells. Në fillim të këtij, qeveria britanike njoftoi se po punon për një marrëveshje me Shqipërinë për lirimin e të burgosurve me dënime prej katër vjetësh ose më shumë para kohe me një grant prej 1500 £ për risistemim pas deportimit, nëse ata zotohen se nuk do të kthehen më në MB.
Shumica e kërkesave për azil të pranuara në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishin nga shqiptarët, pas një shtim të numrit të të ardhurve me varka të vogla përgjatë Kanalit. Statistikat e azilit të Home Office tregojnë se ka pasur më shumë se 14,000 kërkesa për azil nga shqiptarët në vitin 2022, me 49 për qind të miratuara, 10,000 nga afganët dhe pak më pak se 8,000 nga iranianët. Në vitin 2021 kishte më pak se 5000 kërkesa për azil nga shqiptarët.
Vitin e kaluar Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dekalroi se rritja e numrit të emigrantëve të ardhur ën ishull me varka, ka çuar në një rritje të aktivitetit kriminal. Komentet e saj erdhën pas një raporti të shërbimeve të sigurisë verën e kaluar ku thuhej se Kanali po përdorej nga grupet shqiptare të krimit të organizuar për të kontrabanduar punëtorë për drogë si dhe sipërmarrje të tjera kriminale.
këta të fudnti pretendojnë se ishin detyruar t'i futeshin botës së krimit, si një mjet për të kërkuar azil.
Kritikët e sulmuan sekretaren Braverman me pretendimin se nuk kishte prova për të mbështetur deklaratën e saj.
Alp Mehmet, Kryetar i "Migration Watch UK", tha se “ndoshta ata që e sulmuan Sekretaren e Brendshme , tani do të kërkojnë falje për përkthimin e fjalëve të saj.
"Fakti është se ne shpesh nuk e kemi idenë se cilët janë ata që vijnë ilegalisht sepse kanë shkatërruar dokumentet e tyre të identitetit. Kjo është arsyeja përse ata duhet të ndalohen, të trajtohen shpejt dhe të largohen përpara se të kenë një shans për të kryer krime."
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: "Siç bëjmë me shkelësit nga e gjithë bota, nëse dikush nga Shqipëria shpallet fajtor për kryerjen e një krimi të rëndë në MB, ne do të kërkojmë t'i dërgojmë në shtëpi.
“Që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor, mbi 1000 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar. Megjithatë, ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mirëpresim shqiptarër që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike”.
Disa shqiptarë të tjerë u burgosën për vepra penale, gjatë periudhës së invetigimit. Alban Koçi, 32 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Southampton për gjykim më 28 prill. Ai u ndalua nga policia në qytet teksa ngiste një Peugeot të zi në mars, kur iu gjet 1.1 kg kokainë, me vlerë eri në 40,000 £. Koçi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me vizë amerikane, por nuk kishte gjetur punë dhe u përfshi ën botën ekrimit.
Avokati Chris Gager tha se klienti i tij u largua nga Shqipëria pas një tërmeti dhe pandemie në një përpjekje për të "gjetur punë". Ai u dënua me 4 vite heqje lirie. Në të njëjtën ditë, Gjykata e Kurorës së Sheffield dënoi Edison Meshin, 22 vjeç. Ai u dënua për veprën penale të prodhimit të një droge të klasit B, kanabis, pas një hetimi të policisë në një shtëpi bari në Yorkshire të Jugut më 23 mars.
Gjykatësi e dënoi me dy vjet burg.
Shyqyri Nazeraj, 26 vjeç, rezident në Tëickenham, u burgos për 13 muaj nga Gjykata e Kurorës së Leeds më 17 prill, për veprën e shëprndajres së kanabisit. Prej një viti ai kërkohej në Shqipëri.
Xhulio Shehaj, pa vendbanim fiks u kap duke kultivuar në një shtëpi bari 206 rrënjë kanabis në Cardiff më 13 mars. Ai pretendoi se e kishte bërë këtë veprim për të shlyer rreth 20,000 £ borxhe. u dënua em 2.6 vite burg. Leutrim Krasniqi, 28 vjeç, nga Londra u burgos për gjashtë vite në Gjykata e Kurorës së Nottingham më 18 prill pasi më herët u shpall fajtor për armëbajtje pa leje. Miku i tij Ergys Zekaj e kishte marrë armën nga një grup kriminal në Mansfield, ndaj të cilit policia britanike kreu oepracion më korrik të 2021./Zëri.ai