Aktualitet

Cerloj u shkarkua pas arratisjes së Altin Ndocit, në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

Llabani më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Burgut të Peqinit.

F.I
Cerloj u shkarkua pas arratisjes së Altin Ndocit, në krye të
Altin Ndoci dhe Indrit Cerloj

TIRANË- Edmond Llabani do të jetë drejtori i ri i Burgut të Durrësit. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Indrit Cerloj pas arratisjes së Altin Ndocit. Llabani më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Burgut të Peqinit.

Ndërkohë pas arratisjes së Ndocit, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB