Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Hajdri është shpallkur në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020.

zh.ll
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të
jan prenga-altin hajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka këkruar dënimin me burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati. Hajri është shpallur në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020. 49-vjeçari Jan Prenga, pasi u mor peng dyshohet se është dërguar në “Golden Resort” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Burime bëjnë me dije se e seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. 

Si ndodhi pengmarrja  dhe vrasja e Jani Prengës?

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB