TIRANË-Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme lidhur me kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi vendosjen e një kompjuteri ose latopi në qeli, pa internet, me qëllim që të lexojë fashikujt hetimorë të dosjes 'Sterilizimi'.
Në seancën e zhvilluar sot Drejtoria e Burgjeve është shprehur se nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta realizuar. Në lidhje me këtë Beqaj kërkoi rregulloren ose ligjin e Drejtorisë së Burgjeve. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sillet çdo ditë nga paraburgimi i Durrësit në një dhomë në GJKKO për të studiuar materialet hetimore të SPAK kundër tij.
Nga ana tjetër sipas ish-ministrit, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik duke akuzuar se provat për çështjen e tij nuk u morën kurrë. GJKKO e la senacën e radhës më 3 shkurt ora 12:00.
"SPAK nuk denjoi të bënte ekspertizën që ja kërkova që në hetimet paraprake, provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK se përballoi dot presionin politik, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik. Gjyqi im si në 1946, çoi prokuroria një person ne gjyq, i tha gjykata ku janë provat?, Provat i tha prokurori-gjyqtares? Hape pak penxheren, hapi penxheren gjyqtarja pa turma njerëzish aty thirrnin kriminel-kriminel, kështu dhe SPAK-u”, tha Beqaj në gjyq.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI